Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thotë se që nga viti 2011 përveç pagës bazë siç parashihet me Ligjin për Prokurorin e Shtetit, me vendim të veçantë të Qeverisë së Republikës së Kosovës është kompensuar me shtesa për rrezikshmëri dhe stimulim financiar dhe atë në shumë: Kryeprokurori me 900 euro, prokurorët 800 euro, stafi mbështetës 130 përkatësisht 100 euro. Qeveria e Republikës së Kosovës vendimin e parë të veçantë për stimulim për Prokurorinë Speciale e ka marrë në Vitin 2011, duke vazhduar edhe në vitin 2012, 2013, 2014, pra çdo vit ka nxjerr vendim të veçantë për kompensim shtesë. 




Përmes një reagimi dërguar medieve, Prokuroria Speciale e Kosovës, thotë se më datën 14 janar dhe 19 shkurt 2015, ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, përmes ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës nxjerrjen e vendimit të ri për vazhdimin e kësaj shtese edhe për Vitin 2015.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Në mungesë të nxjerrjes së vendimit, përkatësisht ndarjes së mjeteve nga Qeveria, me datë 15 janar 2015, ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, përmes shkresës së protokoluar me numër protokoli PSRK/SM/04/15, i është drejtuar Ministrisë së Administratës Publike me kërkesë për ndaljen e shtesave për stafin e PSRK-së, deri në nxjerrjen e vendimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Edhe përkundër të kësaj kërkese të ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Financave nuk kanë ndërprerë kompensimin shtesë, por ka vazhduar kompensimin për muajin janar dhe shkurt 2015. Ky vazhdim ka sjell deficitin buxhetor në organizatën buxhetore Prokurori i Shtetit”, thuhet në reagim.




“Bazuar në këtë deficit buxhetor dhe në mungesë të Vendimit të Qeverisë, përkatësisht mjeteve financiare, ZKA më 10 mars 2015 (afati për përgatitjen e listave të pagave për muajin vijues ) i është drejtuar Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, me kërkesë për kompensim të stafit të PSRK-së, vetëm me pagën bazë, siç parashihet me Ligjin e Prokurorit të Shtetit, pa përfshirjen e shtesave.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nuk janë kompetent për nxjerrjen e vendimit për lejimin ose ndalimin e pagave apo kompensimeve shtesë në rast se mjetet e tilla nuk janë të alokuara në buxhetin e organizatës buxhetore për vitin përkatës”, thuhet në fund të reagimit.