Grupi disident irlandez, Real Ira, fraksion i ndarë nga IRA kur kjo e fundit hoqi dorë nga përpjekjet e armatosura për pavarësi nga Britania, kërcënoi me atentate gjatë vizitës së Mbretëreshës Elisabet në Republikën e Irlandës.


“Në Irlandë Mbretëresha e Anglisë është e kërkuar për krime lufte, kështu që nuk është e mirëpritur në tokën irlandeze”, citohet në Londonderry një aktivist i Real Ira.


Vizita e monarkes angleze, e para e një monarku britanik në Republikën Irlandeze parashikohet më 17 maj bashkë me princin Filip.