Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas mendon se Real Madridi është ende favorit në garë për titull në La Liga.

Gjiganti katalan ishte dhjetë pikë prapa Realit muajin e kaluar, por barazimet e njëpasnjëshme ndaj Malagës dhe Villarrealit u kanë mundësuar atyre të afrohen ndaj liderit. Megjithatë, Fabregas insiston se Reali mbetet favorit.

“Ata janë ende favoritë për të fituar titullin. Ne nuk kemi pritur të afrohemi kaq shpejt, por ka edhe shumë ndeshje për të luajtur deri në fund të kampionatit”, deklaroi Fabregas për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.