Rama ne KuvendKryeministri Edi Rama përshëndeti përmes një postimi në Twitter nisjen nga puna të komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale, të cilën e konsideroi çelësi i suksesit të vendit në rrugën e modernizimit.


Lajm shumë i mirë çelja e fazës 2 të programit për Reformën Territoriale me nisjen e punës së Komisionit Parlamentar nën drejtimin e Finos. Reforma Territoriale çelës suksesi i vendit në rrugën e modernizimit dhe integrimit, opozita e mirëpritur, por Shqipëria ska kohë për të humbur. Pastërtia e zonave të banuara, cilësia e furnizimit me ujë,e transportit,e shërbimeve për qytetarin do të rriten ndjeshëm falë kësaj reforme!, shkruan Rama.