Tribunali Disiplinor i Drejtësisë do të jetë organi, i cili do të gjykojë të gjithë aktivitetin e drejtësisë.

Komisioni per reformen ne drejtesiPaketa për ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi kërkon që Tribunali Disiplinor i Drejtësisë të përfshihet në Kushtetutë si një organ me fuqi të plotë hetimi dhe gjykimi për të gjitha shkeljet që nga Prokurori i Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa i vetmi institucion ku mund të ankimohen vendimet e tij është Gjykata Kushtetuese.

Neni 49 i paketës së ndryshimeve kushtetuese propozon se "Tribunali Disiplinor i Drejtë- sisë shqyrton rastet e shkeljeve disiplinore dhe vendos masa disiplinore për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe për Prokurorin e Përgjithshëm, anëtarët e Inspektoratit të Lartë të Drejtë- sisë, anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe punonjësve të këtij Komisioni, si dhe shqyrton ankimet kundër masave disiplinore të vendosura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë".

Në përbërje të tij do të jenë krerët e gjykatave të larta në vend. "Tribunali Disiplinor përbëhet nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës së Lartë, kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, Prokurori i Përgjithshëm, ministri i Drejtësisë, kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, anëtari më i vjetër i Gjykatës Kushtetuese, anë- tari më i vjetër i Gjykatës së Lartë dhe anëtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë Administrative", thuhet në draftin e grupit të Nivelit të Lartë të Ekspertëve vendës dhe të huaj.

Po sipas këtij drafti, kryetari i këtij Tribunali është kreu i Gjykatës Kushtetuese. "Kryetari i Gjykatës Kushtetuese është Kryetar i Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë. Kryetari i Gjykatës së Lartë është zëvendëskryetar i Tribunalit Disiplinor të Drejtë- sisë. Ankimet kundër vendimeve të Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese", thuhet në draftin e propozuar.

Relacioni që shoqëron projektamendamentet kushtetuese përcakton procedura të veçanta disiplinore për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. "Për anëtarët e GJK do të parashikohen procedura të veçanta disiplinore, duke ia lënë vetë GJK-së të drejtën e procedimit të anëtarëve të saj, sipas një procedure të detajuar të parashikuar në ligjin organik të GJK. Në të gjitha rastet, e vetmja masë disiplinore që duhet të zbatohet për anëtarët e GJK, është largimi nga detyra", thuhet në relacionin që shoqëron propozimet.

Përbërja e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë është përshëndetur nga Komisioni i Venecias, por është kërkuar të rishihet pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm si anëtar i tij, për shkak se krijon konflikt interesi.

ARISTIR LUMEZI