Ben Blushi duket i vendosur për të reformuar Partinë Socialiste. Pas vendimit të Ramës dhe mbështetësve të tij në forumet e partisë për të moslejuar diskutimin për ndryshimet statutore të propozuara nga Blushi në Kongresin e jashtëzakonshëm, ai ka vendosur të organizojë një takim me anëtarësinë socialiste për të konsultuar platformën e tij por dhe vendimin më të fundit të kryetarit në detyrë për të bojkotuar kuvendin.

Blushi kundërshton zërat që thonë se takimi i thirrur me inisiativën e tij të premten pasdite është një antimiting ndaj kandidatit për kryetar Rama. Sipas Blushit, ai dhe mbështetësit e tij kanë një platformë konkrete, ndërsa Rama ka vetëm një ambicje. Ambicjen për t’u rizgjedhur me çdo kusht në postin e kryetarit të Partisë Socialiste.