Është viti i dytë rresht që numri i të vetëvrarëve në radhët e ushtarëve amerikanë shënon rekord. Sipas burimeve zyrtare mësohet se gjatë vitit 2008 janë konfirmuar 128 vrasje, ndërkohë që janë ende nën hetim 15 vdekje të tjera. Zyrtarët e ushtrisë nuk ditën t‘i jepnin një shpjegim fenomenit, por pranuan se stresi i fortë mendor i shkaktuar nga pjesëmarrja në konfliktet e armatosura ka luajtur rol të dorës së parë. Njëherësh ushtria amerikane u zotua t‘i jepte shumë rëndësi këtij problemi.