Aksi Greqi-Shqiperi konsiderohet si nje korridor i rendesishem i dergesave te emigranteve nga autoritetet evropiane. Keshtu, ne nje raport te tij te fundit, per nivelin e te ashtuquajturave "remitanca" gjate vitit 2010, Instituti Evropian i Statistikave (EUROSTAT) ka deklaruar se gjate kesaj periudhe, ai ka qene me i larte se vitet e meparshme. Konkretisht, ai jep shifren prej 514 milione euro per dergesat qe emigrantet shqiptare, te cilet punojne ne Greqi, kane bere drejt vendit te tyre gjate vitit 2010. Ndersa shtojne se ne vitin pararendes, 2009, ato kane qene ne shumen e 340 milione eurove, kurse ne vitin 2008, numeroheshin 390 milione euro. Nje rritje e tille, ne vitin 2010, e parave qe kane derguar ne shtepite e tyre ne Shqiperi, emigrantet qe punonin ne Greqi, ekspertet e EUROSTAT-it e kane argumentuar me faktin se kriza qe po ndihej se po trokiste ne shtetin fqinj, i beri emigrantet shqiptare qe punonin dhe jetonin atje, te ndjenin rrezikun dhe te terhiqnin parate e depozituara ne bankat e Greqise, per t'i cuar ato ne vendin e tyre, Shqiperi. Nga ana tjeter, sipas Institutit Evropian te Statistikave, flukset dalese te dergesave te emigranteve ne total per vitin 2010-en kane arritur ne 31,2 miliarde euro. Sipas nje krahasimi shifrash, rezulton se ky tregues ka shenuar nje rritje ne nivelin prej 3 per qind krahasuar me vitin 2009 dhe 61 per qind ndaj vitit 2004. Perfituesit kryesore te dergesave jashte Bashkimit Evropian, mesohet se kane qene vende te tilla si, kryesisht, Kina, Kolumbia dhe Ekuadori, te cilat shenojne edhe nje numer te larte emigrantesh ne vendet e Bashkimit Evropian. Keshtu, te dhenat e zyres europiane te statistikave rendisin, per 2010-en, Kinen qe perfiton me shume dergesa nga emigrantet e saj ne Itali, e ndjekur, me pas, nga rrjedhjet e Spanjes drejt Kolumbise dhe Ekuadorit. Korridore te rendesishme, sipas Eurostat, vleresohet qe te jene pervec atij Greqi-Shqiperi, edhe Itali-Rumani-Filipine, Gjermani-Turqi dhe France-Marok-Portugali.