Deklarata ne Prishtine e kryeministres kroate Jadranka Kosor se Kroacia eshte mikja me e ngushte e Kosoves ne Ballkan ka shkaktuar reagime te ashpra ne Serbi. Presidenti i Serbise Boris Tadiq ka refuzuar per shkak te kesaj deklarate dhe mbeshtetjes se pavaresise se Kosoves ftesen e homologut te tij kroat Ivo Josipoviq per pjesemarrje ne nje takim ne Kroaci. Tadiq ka kritikuar edhe qendrimet e kryeministres Kosor ndaj Ante Gotovines dhe Millorad Markacit te cilet ajo i ka pershkruar si heronj te clirimit te Kroacise.


Tension ne mes dy vendeve


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministrja e Kroacise Jadranka Kosor


Josipoviq u pergjigj se Kroacia e ka njohur Kosoven dhe po sillet ne harmoni me kete qendrim. Nderkohe qe pergjigja e kryeministres Kosor ishte shume me e ashper. Ne nuk do te pyesim Beogradin se ne cfare projektesh duhet te punoje Kroacia tha ajo. Ndersa sa i perket akuzave te Tadiqit se Kosor nuk po sillet mbi bazat e vlerave demokratike dhe nuk i ka denuar si duhet krimet e luftes ne vendin e saj kryeministrja kroate u shpreh se Tadiqi kete vit ka folur per konfliktet e armatosura ne Kroaci por duke manipuluar me faktet historike. Ne Kroaci nuk ka pasur konflitke te armatosura por ajo ishte viktime e agresionit serbomadh te Millosheviqit. Tanket serbe ishin ato qe kane shkuar nga Beogradi per te shkaterruar Vukovarin.160 Nderkohe qe Tadiqi ka heshtur ndonese nje minister i kabinetit te tij qeveritar ka vendosur lule mbi varrin e Millosheviqit tiranit dhe gjakpiresit qe eshte pergjegjes per gjenocidin ne Srebrenice dhe shume krime te tjera Kroaci dhe Bosnje-Hercegovine deklaroi Kosor.160


Ftohja e dukshme e raporteve mes Kroacise dhe Serbise ne Beograd shihet edhe nga prizmi i luftes se brendshme politike qe po zhvillohet ne keto vende. Por ka dhe analiste te cilet mendojne se Kroacia po perpiqet te shfrytezoje momentin kur Serbia eshte e dobet ne skenen nderkombetare.


Disa shkaqe per ftohjen e marredhenieve


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jadranka Kosor dhe Hashim Thaci ne konference per shtyp ne Kroaci


Analisti Nikola Jovanoviq thote se jane disa shkaqe qe kane ftohur raportet mes ketyre vendeve. Shkaku i pare eshte qe kryeministrja Jadranka Kosor po perpiqet te siguroje mbeshtetje sa me te madhe ne prag te160 zgjedhjeve te ardhshme. Shkaku i dyte eshte problemi me Kosoven sepse Kroacia po perpiqet te shfrytezoje vakuumin e tanishem ne tregti mes Serbise dhe Kosoves per perfitime ekonomike. Dhe shkaku i trete ka te160 beje me afrimin e anetaresimit te Kroacise ne Bashkimin Evropian Nenshkrimi i marreveshjes per anetaresim favorizon forcimin e elementit nacionalist. Ka pasur edhe shume analiste kroate qe kane parashikuar qe ky element do te forcohet pas vendimit per anetaresim thote Jovanoviq.


Ftohja dhe ngrohja e raporteve mes vendeve ne rajon nuk eshte asgje e re per Ballkanin mendon nenkryetari i Inciatives per Serbine Igman Aleksandar Popov. Serbia aktualisht eshte ne nje moment shume delikat kur duhet te vendoset per afrim me Bashkimin Evropian nderkohe qe perpiqet te ruaje pozicionet e veta edhe lidhur me Kosoven. Por nje element shume i rendesishem eshte edhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare ne keto dy vende thote Popov Tani kemi nje situate kur zgjedhjet ne Kroaci duhet te zhvillohen deri ne fund te vitit ndersa ne Serbi zhvillohen vitin e ardhshem. Prandaj eshte shume e mundur qe ky trend i fjaleve te ashpra te vazhdoje deri sa nuk perfundojne zgjedhjet ne Kroaci. Por edhe politikanet ne Serbi do te kene kujdes per elektoratin e vet dhe do te flasin gjera te cilat elektorati ka deshire ti degjoje thote ai.


A do te kete permiresim marredheniesh pas nje fare kohe


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boris Tadic duke folur per arrestimin e Goran Haxhicit


Ndersa Jovanoviq eshte i mendimit se vendet e rajonit ndajne nje fat te njejte pavaresisht faktit qe Kroacia se shpejti do te behet anetare e BE-se. Ne shtigje afatgjata keto vende duhet te bashkepunojne mes vete. Shpresoj se raportet serbo-kroate te cilat se bashku me raportet shqiptaro-serbe jane vendimtare per rajon serish do te kthehen ne rrugen e permiresimit pohon Jovanoviq.


Sidoqofte ne Serbi eshte rritur nervoziteti pas vizites se kancelares gjermane Angela Merkel dhe kerkeses se saj per normalizim raportesh me Kosoven. Normalizimi i raporteve mes vendeve te rajonit eshte nje prej parakushteve kryesore per anetaresim ne BE.


Autor Ivica Petrovic/Bahri Cani


Redaktoi Angjelina Verbica


160