Në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës më 1, 2 dhe 3 shkurt me fillim nga ora 20:00 do të reprizohet shfaqja "Budallenjtë" e regjisorit Florent Mehmeti.

Shfaqja pati premierë shumë të suksesshme gjatë janarit dhe u shiten të gjitha biletat e dy reprizave që u dhanë pas premierës.

" 'Mallkimet e "Budallenjve' janë mallkimet që çdo ditë i kemi shumë afër mbi e rreth e përqark vetes. Mallkime që krijohen konvencionalisht dhe falë besimit tonë ato shndërrohen në të vërteta shpesh të përjetshme", thuhet në përshkrimin e teatrit për shfaqjen.

Me rolet e tyre në këtë shfaqje paraqitën aktorët Shkëlzen Veseli, Adrian Morina, Ilire Vinca, Arta Selimi, Ylber Bardhi, Ramadan Malaj, Xhejlane Godanci, May-Linda Kosumovic, Semira Latifi dhe Albulena Kryeziu.