Nga Express më 03 prill 2011 në ora 18:07
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, ka thënë për mediat serbe se Kuvendi i Kosovës, sipas të gjitha gjasave, gjatë javës së ardhshme sërish do të zgjedhë Presidentin.
Opozita duhet të tregojë konstruktivitet dhe nuk mund të bojkotojë Parlamentin, sepse për këtë nuk kanë votuar qytetarët, ka deklaruar Rexhepi për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug.
Ministri Rexhepi, duke dashur të tregojë se nuk është rendi për zgjedhje të reja, ka deklaruar se Kosova është afër katër vjet larg nga zgjedhjet parlamentare.
Rexhepi, ka thënë se shpreson që opozita do të ketë më shumë mirëkuptim, pasi, sipas tij, nuk është e mirë që çdo muaj të humbin nga 20 milionë euro për zgjedhje.
Ai tha se Behgjet Pacollit duhet ti jepet shansi që të tregohet në 100 ditët e para si dhe deklaroi që nuk është në dijeni nëse do të jetë Pacolli kandidat nga AKR apo do të jetë dikush tjetër.