Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit mbetet ne fuqi edhe pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves. Andaj, ne Prishtine kjo shihet si pengese per zbatimin e plote te Kushtetutes, duke mos e perjashtuar dhe mundesine qe ne raste te caktuara te vije edhe deri te perplasjet ndermjet UNMIK-ut, qe do te vazhdoje te punoje me Rezoluten e Keshillit te Sigurimit, dhe institucioneve te Kosoves dhe EULEX-it, qe si baze funksioni do ta kene Kushtetuten e Kosoves. Mbetja ne fuqi e Rezolutes 1244 sfidon seriozisht zbatimin e Kushtetutes se Kosoves ne raste te caktuara, vleresojne deputetet dhe analistet. Per nga fuqia, Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit mbetet akt me i larte, mirepo gjendjes faktike ne Kosove dhe marreveshjes per statusin, perkatesisht pakos se Ahtisarit, konsiderohet se i pershtatet Kushtetuta e Kosoves. Deputeti i PDK-se ne Kuvendin e Kosoves, Hydajet Hyseni, thote se mbetja ne fuqi e Rezolutes 1244 mund te konsiderohet si nje pengese. Por, nenvizon ai, nuk duhet harruar se Rezoluta 1244 ka synuar qe te vendose normalitetin ne Kosove, ngritjen e institucioneve demokratike dhe bartjen e kompetencave. Keshtu qe ne kete faze, ai thote se do ishte veshtire qe te vazhdohej me Rezoluten 1244, e cila me nuk eshte funksionale per rrethanat e reja ne Kosove. "Mendoj se ajo qe mund te pritet eshte se nese nuk mund te ndryshohet, se paku Rezoluta 1244 te reduktoje ndjeshem ndikimin e saj ne Kosove dhe te sherbeje me shume si nje transmision drejt normalitetit dhe funksionalizimit te institucioneve demokratike ne Kosove", tha Hyseni.


Nderkohe, deputeti opozitar nga radhet e AKR-se, Riza Smaka, thote se me mbetjen ne fuqi te Rezolutes 1244, sfidat jane evidente dhe serioze qe mund te krijojne situata konfuze. Mbetja ne fuqi e Rezolutes 1244, sipas deputetit Smaka, i detyron institucionet e Kosoves qe vazhdimisht te shmangin perzierjen e kompetencave me administraten e UNMIK-ut, e cila, per shkak te pamundesise se shfuqizimit te Rezolutes se Keshillit te Sigurimit te OKB-se, mbetet ne Kosove edhe pas tranzicionit. "Mund te krijohet nje klime e pasigurise dhe e perzierjes se kompetencave, autorizimeve dhe situata te tilla me pastaj bejne qe edhe institucionet perkatese te hezitojne dhe te mos interferojne dhe te bejne, kushtimisht thene, kompromise te caktuara", thekson Smaka.


Ne anen tjeter, analisti Ilir Dugolli vlereson se gjendja faktike ne Kosove eshte me e rendesishme, sesa permbajtja e Rezolutes 1244, e cila i pershtatej nje gjendjeje tranzicioni. Kurse, me zgjidhjen e statusit, kerkesat e Rezolutes 1244, sipas tij, mund te konsiderohet se jane permbushur. Por, edhe Dugolli konsideron se Rezoluta e Keshillit te Sigurimit, megjithate, mund te krijoje nje konfuzion edhe per sa i perket misionit te UNMIK-ut dhe misionit te EULEX-it, pasi qe behet fjale per dy misione nderkombetare. "Problemet, kuptohet, do te ekzistojne, por do te jene ne forme te konkurrences ndermjet UNMIK-ut edhe kesaj pjese tjeter te pranise civile nderkombetare dhe te institucioneve, te cilat qe te gjitha funksionojne ne baze te Kushtetutes, perderisa UNMIK-u do te vazhdoje, duket edhe per nje kohe te kete njefare pranie, ne baze te Rezolutes", tha Dugolli.


Bazuar ne fuqine qe kane Kushtetuta e Kosoves dhe Rezoluta e Keshillit te Sigurimit, si deputetet, ashtu edhe analistet terheqin dhe verejtjen se Rezoluta mbetet e para per kah fuqia. Por, besohet se nuk do te vije deri te perplasja e fushave te pergjegjesise mes ketyre dy akteve. Rezoluta 1244 eshte tentuar te zevendesohet edhe gjate procesit negociues nga ana e shumices se vendeve te Keshillit te Sigurimit, por kjo eshte penguar nga Rusia, e cila pati kercenuar me perdorimin e vetos. Andaj, ne Kosove, edhe pas fuqizimit te Kushtetutes dhe funksioneve shteterore, Rezoluta 1244 dhe UNMIK-u mbeten ne fuqi po ashtu.


(*) Radio Evropa e Lire