Zyrtarë të qeverisë së Kosovës konfirmojnë se janë duke i koordinuar veprimet me shtetet mike lidhur me sesionin e ri të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora çitaku ka deklaruar se pas përmbylljes së procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Asambleja e Përgjithshme si organ që ka deponuar pyetjen në GJND duhet të miratojë edhe një rezolutë për përmbylljen e atij procesi në Gjykatë.

“Gjithsesi, ne po i koordinojmë veprimet tona me partnerët tanë ndërkombëtarë që rezoluta, e cila do të miratohet nga ana e Asamblesë së Përgjithshme, të reflektojë të vërtetën dhe përmbajtjen e opinionit të GJND-së dhe jo ëndrrat e së kaluarës që fatkeqësisht vazhdojnë të jetojnë në Serbi”, ka thënë çitaku.