Frank Ribery është shprehur shumë qartë mbi situatën e Bayern Munchen në këtë pikë të sezonit.

Ekipi bavarez është vetëm 2 pikë larg një vendi në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm dhe francezi tha se vitin që vjen Bayern Munchen duhet të luajë në Champions sepse “Europa League është për plehrat!”.



“Liga e Kampioneve është shumë e rëndësishme për klubin dhe tifozët e tij. Nuk e mendojmë mundësinë që vitin tjetër të mos e luajmë. Europa League është për plehrat dhe ne duhet ta evitojmë këtë kompeticion”, u shpreh Ribery për radion RTE.



Lojtari i Bayern Munchen i bashkohet kështu mendimit të shokut të tij të ekipit, Arjen Robben, i cili kishte deklaruar disa ditë më parë se “Europa League është gjëja më e keqe që mund të na ndodhë. Edhe po ta fitoja nuk do të kishte asnjë kuptim për mua. Nuk dua të fitoj këto lloj kompeticionesh.”



Bayern Munchen pozicionohet në vendin e katërt të Bundesligës me 48 pikë. Ky vend të kualifikon për Europa League në sezonin e ardhshëm dhe bavarezët do të mundohen t’i marrin vendin e tretë Hanoverit që ka grumbulluar deri tani 50 pikë në kampionatin gjerman.



Van Gaal ka njoftuar se do të largohet nga drejtimi i Bayern në fund të sezonit dhe Yupp Heynckess mund të jetë zëvendësuesi i tij.