Libri i Adolf Hitlerit Mein Kampf pritet të
botohet në Gjermani, për herë të parë që nga viti 1945. Libri, sipas Institutit
të Historisë bashkëkohore, mund të ribotohet në vitin 2015.



Kjo përkon me kohën e përfundimit të së
drejtës së autorit nga ana e Hitlerit. Kjo është vepra propagandistike e
Hitlerit që ishte ndaluar të botohej në Gjermani që nga fundi i LDB-së.

Për herë të parë libri u botua në dy volume në vitet 1925 dhe 1926. /rfe/