Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke folur për ABC News, ka shprehur besimin se presidenti do të zgjidhet brenda tre raundeve.


Besoj dhe është e mundshme që të miratojmë me opozitën një president jashtë politikës. Tek e fundit opozita nuk mund të shkojë më tej se kaq. Nuk ka nevojë për stërhollime, gjërat janë më të thjeshta se kaq. Nëse vullneti i opozitës ekziston, çështja zgjidhet për dhjetë minuta, tha Bode. Ai u shpreh se koalicioni qeverisës është unik sa i përket çështjes së presidentit.


Duke komentuar kandidaturën e Zaganjorit, Bode nuk u shpreh nëse ai do të rrijë apo jo si kandidaturë. I pyetur nëse do takohet Berisha me Ramën, Bode tha se kjo është axhenda e tyre personale. Por ai pranoi se ura e komunikimit mes dy partive vazhdon. Janë negociatorët e mandatuar nga PS dhe PD për këtë çështje, tha ai.