Nuk dihet nëse e ka thënë padashje apo e ka pasur seriozisht, por gjatë seancës së sotme plenare, Ridvan Bode është shprehur se Shqipërisë nuk i duhet një tjetër Sali Berishë.


Teksa ka qenë duke replikuar me deputetin Erion Braçe për taksat dhe TVSH-në, Bode ka thënë se Edi Rama po përpiqet që të kopjojë Sali Berishën. Por, sipas Bodes, Shqipëria nuk ka nevojë për një tjetër Sali Berishë.


Ramës i është fiksuar që të kopjojë Berishën, por Shqipëria nuk ka nevojë për një tjetër Sali Berishë, ka thënë Bode në Kuvend, duke shkaktuar ilaritet dhe të qeshura tek deputetët e opozitës.


Pas kësaj, Bode është përpjekur të korrigjohet, duke e rregulluar deklaratën, pasi fillimisht ajo ka pasur një konotacion negativ. Berishës me siguri që nuk do ti ketë pëlqyer kjo deklaratë.