Së fundi është larguar nga Karrueche Tran, pasi modelja raportohet të jetë “lodhur” nga sjellja e egër e tij. Por, duket se për “djalin e keq” të R&B, Chris Brown, nuk është dashur shumë kohë, që ai të rikthehet në krahët e ish-të dashurës së tij, Rihanna, sërish…



Producenti i hitit “The Loyal”, i cili më parë ishte në një periudhë prove nga drejtësia, pasi në vitin 2009 sulmoi ish-të dashurën e tij në atë kohë Rihanna, u lirua nga burgu në Qershor, pasi u arrestua si pasojë e shkeljes së lirisë me kusht, teksa u përfshi në një sherr në Uashington, vitin e kaluar. Megjithatë, pavarësisht dramës së tyre, duket se çifti nuk mund të rrijë larg njëri-tjetrit, dhe raportohet se kanë rinisur kontaktet që prej lirimit nga burgu të Chris. 25-vjeçari u pikas në një tur të Rihannas dhe Eminem, në Rose Bowl të Los Angelesit gjatë fundjavës, ku këngëtarja dhe reperi performuan përpara një turme prej rreth 90 mijë vetash. Një burim i “Daily Mirror” tha se “Chris ishte prezent në shoë dhe e pa atë nga pjesa e turmës, por pas përfundimit të tij ai shkoi në prapaskenë për të takuar Rihannan. I mungonte shumë dhe donte ta shihte sërish”. “I ka shkruar mesazhe shumë herë, që prej daljes së tij nga burgu, muajin e kaluar, ndaj ajo është disi shkaktare, se përse ai u zu me Karrueche. Ai është rikthyer sërish te Rihanna, pasi beson se ata janë bërë për të qenë së bashku”. / Top Channel