Te rinjte qe kane perfunduar arsimin e larte ne universitetet e huaja kerkojne shkurtimin e procedurave per njohjen e diplomave, pasi vonesat bejne qe ata te mos aplikojne dot per pune. Kjo per shkak te kohes qe kerkon ekuivalentimi i diplomave. Sipas te rinjve, ky proces njohjeje mund te zgjase edhe per muaj te tere, pasi Ministria e Arsimit i dergon nje kerkese universitetit perkates, nese kjo diplome figuron ne regjistrat e tij (pra nese eshte diplome origjinale apo e falsifikuar) dhe nuk mund te ndermarre nje veprim konkret pa mberritur me pare pergjigjja. Mirepo kjo eshte ne dore te universitetit perkates, i cili mund ta vonoje kete pergjigje edhe per nje vit te tere. Por, ndersa studentet qe mbarojne jashte presin t'iu ekuivalentohet diploma, nuk mund te aplikojne per ato vende pune, ku kriteri kryesor eshte diploma e shkolles se larte. Pikerisht per t'u dhene fund ketyre zvarritjeve, Forumi per Demokraci dhe Etike do te organizoje nje proteste paqesore, duke u nisur qe nga bulevardi kryesor dhe perfunduar perpara rektoratit te UT-se. Ata kerkojne shkurtimin e procedurave per ekuivalentimin e diplomave, si dhe ndarjen ne nivele si te universiteteve jashte vendit, ashtu edhe te atyre ne Shqiperi. Ne kete dege te MASH-it, nuk shqyrtohen aplikime per njohje te diplomave dhe certifikatave te leshuara nga institucione te arsimit te larte te akredituara ne Republiken e Shqiperise, dokumentet qe nuk jane origjinale apo te njevleftshme me to, diploma ose certifikata te leshuara nga shkolla te larta ushtarake, perjashtuar ato diploma per specialitete civile si dhe diplomat/certifikatat te leshuara nga shkolla te larta fetare, perjashtuar diplomat per specialitete civile.