johnnydepp-550x325Është publikuar traileri i filmit më të ri Pirates of the Caribbean: Dead Man Tell No Tales (Piratët e Karaibeve: Njerëzit e vdekur nuk tregojnë përralla), i cili do të prezantohet në vitin 2017.


Ylli i këtij filmi nga Disney, Johnny Depp, apo përndryshe i njohur me rolin e tij si kapiteni Jack Sparrow, duket se ka humbur në det.


Në trailerin e këtij filmi shihet kapiteni Salazar, në rolin e të cilit shfaqet aktori Javier Bardem, duke e kërkuar gjithandej Sparrow. Ky do të jetë rikthimi në ekranin e madh i Johnny Depp, pas divorcit nga Amber Heard. Për më shumë shihni trailerin më poshtë.