Sulmuesi Robinho ka mohuar spekulimet rreth rikthimit të tij në Santos duke insistuar se ndihet i lumtur në Milan.

28 vjeçari spekulohej se mund ti bashkohet ish skuadrës së tij në formë huazimi, por ai ka theksuar se nuk do të lëviz nga San Siro.

“E njoh mirë futbollin dhe e di se sa herë përfundon një sezon, mund të fillojnë edhe spekulime të ndryshme. Mirëpo, e vërteta është se jam i lumtur në Milan. Ndihem mirë këtu dhe dua të vazhdoj ti ndihmoj ekipit”, deklaroi Robinho për Milan Channel.