Keltis Kruja eshte prefekti i ri i Tiranes. Kruja u prezantua diten e djeshme nga zevendesministri i Puneve te Brendshme, Ferdinand Poni, ne ambientet e Prefektures. Kruja zevendeson ne kete detyre, Ruzhdi Kecin, prefektin aktual i cili u largua nga detyra per arsye shendetesore. Kruja ka nje kurikulum te vleresueshem. Ai vjen ne kete detyre, pas ushtrimit te postit te drejtorit te Inspektimit ne Ministrine e Brendshme. Ne prezantimin e djeshem para stafit te prefektures, Kruja premtoi se do te angazhohet per te cuar perpara punen e kryer nga prefekti Ruzhdi Keci, i cili u detyra te largohet per arsye shendetesore, por nga ana tjeter per te zbatuar ligjin. "Premtoj se do te angazhohem per te cuar perpara punen e lene nga prefekti, Zoti Keci. Po keshtu premtoj se do te zbatoj me rigorozitet ligjin, ne ushtrimin e detyres", u shprehe Kruja. Sipas tij, me marrjen e postit te prefektit, do te angazhohet gjithashtu qe te coje perpara si dhe te permbushe prioritetet qeverisese. Nga ana tjeter, Kruja u shprehe se do te jete sa me afer problemeve te krereve vendore por edhe te banoreve. Emerimi i Krujes ne kete post, erdhi me vendim te Keshillit te Ministrave. Ruzhdi Keci prej kater vitesh drejtonte Prefekturen e Tiranes, i vleresuar dhe si prefekti me jetegjate ne kete post. Ne zevendesimin e djeshem te tij, ai u shprehe se levizje te tilla duhet te pranohen ne menyre demokratike, pasi jane normale.