Trupa e teatrit Aleksander Moisiu ne Durres eshte ne perfundim te provave per premeieren e drames "Romance ne diten e krimit". Drama me autor Bashkim Hoxhen do te shfaqet per publikin durrsak diten e shtune, nderkohe qe ajo eshte nje ndryshim total i drames nga i njejti autor "Kenge dashurie me korbat", e cila ne vitin 1997 eshte vlersuar si drama me e mire shqipe.
”Tjetërzimi i njeriut nga ndjesitë e mira, nga dashuria, në një botë të
ashpër interesash, në një botë edhe krimi, është në themel të kësaj
drame njerëzore e cila vjen në gjuhën konvencionale të trajtuar
mjeshtërisht nga regjisorja Adelina Muça” tha Hoxha.
Shfaqja ka dy personazhe kryesore, Hervin Çuli, i cili pas shume vitesh
kthehet ne aktrim se bashku me aktoren Eralda Çaushi. Regjisorja e kesaj
shfaqje Adelina Muça ehste shprehur se kjo eshte nje pjese mjaft
kontemporane dhe eshte ndier shume mire kur ka lexuar nje drame te tille
shqipe.
”Në momentin e parë që e kam lexuar. Nuk mendoja se mund të kishte një
dramë kaq kontemporane dhe një dramë shqipe kaq e përshtatshme me kohën
si ajo që ka shkruar Bashkimi” tha Muça.
Shfaqja plotesohet nga tre personazhet- korba, te cilat interpretohen
nga Gjergj Doçi, Mustafa Biduli dhe Fatime Shehu.N e role ndihmese jane
edhe dy studentet Marsela Belba dhe Floresha Kurti, te cilat percjellin
nje fryme te re ne kete pjese.
Aleks Kalemasi