TIRANE – “Te porta e Shën Pjetrit", romani i Fatos Kongolit brenda këtij viti pritet të ofrohet edhe nëpërmjet filmit për të cilin kanë përveshur mëngët në koproduksion: Kosova, Shqipëria e Anglia.

Ilirjana Lira Blakaj, vajza nga Kosova ka dalë t'i sfidojë përgjatë audiencës 136 aktorë të cilët kanë synuar rolin e Adës, emrin e së cilës e ka marrë edhe filmi.

Blakaj, e cila në këtë film ka luajtur pranë aktorëve më në zë të trojeve shqiptare si: Reshat Arbana, Enver Petrovci, Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti etj. Filmi "Ada", sipas Nehat Fejzës, nga 'Concordia Pictures' nga Kosova tashmë është para hyrjes në montazh.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)