ROMË- Një pako shpërtheu sot në mesditë në ambasadën e Zvicrës në kryeqytetin italian Romë. Lajmi u konfirmua edhe nga ministria e Jashtme e Italisë.

Sipas raporteve të mediave, një punonjës i ambasadës është lënduar rëndë kur pakoja kishte shpërthyer teksa po hapej. Detaje të tjera ende nuk janë bërë publike. Shpërthimi pasoi zbulimin e një bombe të dyshuar në metronë e Romës të martën. Sidoqoftë, policia tha se mjeti nuk kishte detonator, dhe testet treguan se nuk përmbante eksploziv.

Ndërsa një pako bombë shpërtheu edhe në ambasadën e Kilit, disa orë pas shpërthimit të një mekanizmi të njëjtë në ambasadën zvicerane në Romë, ku mbeti i plagosur një prej punonjësve të ambasadës. Një anëtar i stafit të ambasadës u plagos nga shpërthimi në ambasadën kiliane, megjithatë njoftohej se nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Një tjetër pako e dyshimtë u gjet po ashtu në ambasadën ukrainase në Romë.
(m.a/ansa/BalkanWeb)