Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në bashkëpunim me Operën dhe Baletin Kombëtar të Sofjes do të shfaqë “Romeo dhe Zhuljeta” në datat 18, 19, 21, 22, ora 19.00. Shfaqja është një balet në tri akte bazuar në tragjedinë me të njëjtin titull të Shekspirit. Baleti do të vihet në skenë me muzikë të Sergej Prokofiev, skenografi të Agim Zajmit, kostume të Tzvetanka Petkova, mjeshtër koreograf Peter Loukanov dhe asistent koreograf Maria Loukanova. Koncertmaestër është Enina Llozi, ndërsa dirigjent është Ermir Krantja. Në balet do të interpretojnë: Zhuljeta: Enada Hoxha dhe Odeta Dishnica; Romeo: Gerd Vaso dhe Ervis Nallbani; Tebaldi: Sokol Zhugri; Merkucio: Endri Shkoza dhe Helios Papadhima; Parisi dhe Escalusi: Dion Gjinika, dhe Benvoglio: Fatjon Lito. Balerinë të tjerë që do të marrin pjesë janë: Rovena Shqevi, Ledia Sula, Isida Mollaymeri, Jonida Onuzi, Adela Muçollari, Loreta Bala, Joli Eleni Gjovreku, Alisa Gjoni, Erald Zela, Julind Dervishi, Silvester Shuta, Igli Mezini, Eni Balla.