Albania-Sport (AS) - Edhe pse u fol për një kalim të Ronald Gërxhaliut ( i njohur në Austri me emrin Ronald Gercaliu) te skuadra gjermane e Energie Cottbus, futbollisti shqiptar është transferuar te Austria e Vienës, e njohur me emrin zyrtar FK Austria MAGNA. Gërxhaliu, kartoni të cilit është në pronësi të kryesusve të Bundeslugës austriake, Red Bull Salzburg, nuk rinovoi huazimin me Sturm, pjesë e të cilit ishte në fazën e parë. Shqiptari 20-vjecar nënshkroi një kontratë prej një viti e gjysmë, deri në verën e vitit 2008. Trajenri i FK Austria MAGNA, Georg Zellhofer me rastin e transferimit të talentit shqiptar, u shpreh për faqen zyrtare të klubit: "Ronaldi ishte në krye të listës sime të përforcimeve, unë jam shumë i lumtur që ky transferim u bë i mundur". Ronald Gërxhaliu luan me këmbën e majtë dhe në pozicionin e mbrojtësit të majtë, që e bën shqiptarin shumë të këkuar. Gërxhaliu, që ka luajtur në Austri me Sturm Graz dhe Red Bull Salzburg, shikohet si një lojtar i perspektivës dhe vlerëohet si një nga talentet e finaleve të pritshme të Euro 2008 që do të zhvillohen në Austri dhe Zvicër. Gërxhaliu (181 cm, 76 kg), i cili ka lindur në Tiranë, më 12 shkurt 1986, ka luajtur 3 ndeshje me Kombëtaren austriake, dy miqësore dhe një zyrtare. Ronald Gërxhaliu e nisi karrierën futbollistike te të rinjtë e SK Sturm Graz për të luajtur në sezonin 2004-2005. Në vitin 2005 ai u thirr në Kombëtaren austriake nga trajneri Hans Krankl, pasi konsiderohej prej tij, si një nga shpresat më të mëdha të futbollit austriak për finalet e Euro 2008. Pas paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatdh eme ekipin kombëtar iu ofrua nga trajneri i Red Bull Salzburg, Kurt Jara një kontratë shumë e kënaqshme. Për Gërxhaliun ka shfaqur interes edhe klubi anglez Leeds United. Në dhjetor pati ndaj tij edhe një ofertë nga Energi Cottbus, por për shkak të rregullave të FIFA-s, nuk u bë e mundur transferimi jashtë vendit.
Ekipet
SK Sturm Graz
Red Bull Salzburg
SK Sturm Graz
Austria Wien
Sukseset
3 ndeshje me ekipin kombëtar austriak, viti 2005