Albania-sport - "Ronaldo te Milan, nje ceshtje ne favor te Interit". Kujtohet operacioni Vieira. Nje ceshtje eshte e qarte: transferimi i Ronaldos te Milan rigjalleroi merkaton e transferimeve te janarit. Ne pritje per ta pare ne fushe sulmuesin brazilian, per te mos u shtyre ne derbin e San Siros me 4 mars, fenomeni prodhoi jo pak opionione kundershtuese. Nje keshilltar per problemet e imazhit te Interit, Toskani e shikon kete operacion ne favorin e skuadres zi-kalter. "Ronaldo eshte kali yne i Trojes ne mjedisin e Milanit, pervec se ai u be nje problem boteror", pohoi Toskani.
Nje shaka qe u luajt ndaj Interit? Tifozet e Interit duhet te jene te qete, pasi keshtu ndodhi dhe ne rastin e transferimit te Vierit. Atehere ishte nje prove gjenerale, tani Inter "ka derguar nje kal me te madh", pervec se ky operacion perben dhe nje gol mediatik. Interi ka mbetur i pakenaqur qe Ronaldo ka zgjedhur Milanin dhe sulmon ashper. Por ka mbetur i kenaqur nga levizja e Ronaldos te Milan tekniku i selecaos, Dunga, krahas shume te tjereve ne Brazil. Ronaldo mund te rifilloje karrieren e tij te nje klub i madh si Milan.
"Ronaldo thekson Dunga mund ti jap ende futbollit dhe te qenit 30-vjecar nuk perben problem. Milan ka realizuar nje operacion me vlere dhe Ronaldo beri mire qe ndryshoi klime pasi te Real Madrid nuk ndihej i lumtur. Nuk eshte e vertete se nuk deshiroje ta perfshije ne skuader, nuk eshte problem mosha e tij. Kur te rikthehet te luaje dhe te shenoje, porta e selecaos do te jete e hapur dhe per te". Sarkazma e Interit per Ronaldon eshte therrese, Dunga shfaqet entuziast, nderkohe qe Real Madrid "qan".
Rihapet kriza e Realit te Madridit pas humbjes me Villareal, por tashme eshte fakt: goli te skuadra e Kapelos eshte me pikatore. 20 ndeshje vetem 29 gola, 12 me pak se Barcelona e 9 me pak nga Sevilje, te dyja me nje ndeshje me pak. "Pa gol asgje nuk eshte e mundur", shkruan e perditshmja sportive As. Dhe goli madrilène ka humbur nje talent natyral, Ronaldon dhe pse ndaj Villareal "skuadra e Kapelos nuk ekzistoi ne fushe".