Transmetuar më 22.11.2016 - 19:15







Këngëtarja Rozana Radi i ka dërguar një mesazh shumë prekës koleges së saj Barbana Dini, pas humbjes së vëllait të saj Ergit. Mes rreshtave, Rozana shprehet se Ergi nuk është larguar nga familja, por se do të jetë përgjithmonë në zemrat e tyre.



Ajo e këshillon Barbanën të mos e largojë dorën nga zemra, sepse aty është Ergi dhe do të jetë gjithmonë.



“Barbana e shtrenjtë! E di mirë që sot po mban në lëkurë peshën e vetmisë të Ergit tënd të dashur! Shiko qiellin dhe vëre dorën në zemër. Vëre dorën në zemër sepse aty askush nuk mund ta largojë Ergin nga ty portretin e tij vështrimin e tij!



Në zemër është vendi më i sigurt. Është vendi ku ai ka lindur! Sepse një vëlla përpara se të vi në jetë ka qenë në zemrën tënde të motrës, babait, nënës.



Dhe do të qëndroj aty dhe pse fluturoj shumë shpejt lart. E di që do ta shohësh atë qiell me zili sepse të ka marrë vëllanë tënd të vetëm. Por ti mos e largo dorën nga zemra, sepse Ergi është aty e do të jetë gjithmonë”, shkruan Rozana Radi.


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/1)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas








lang: en_US

















window._taboola = window._taboola || [];
_taboola.push({
mode: 'thumbnails-a-escalator',
slider: true,
placement: 'Mobile Escalator Thumbnails',
target_type: 'mix'
});