Porti-Durres-kontenieret-sotTë paktën 300 punonjës të ngarkim-shkarkimit në portin e Durrësit kanë protestuar ditën e sotme, ndaj asaj që ata e quajnë si përpjekje për të krijuar situatë monopoli në port.

Punonjësit e mbledhur në protestë në kalatën lindore të portit të këtij qyteti, shprehen se koncesioneri gjerman po kërkon të marrë dhe ngarkim-shkarkimin. Sipas tyre kjo gjë nuk ka qenë e përfshirë në koncesion.

"Hyrja e firmës EMS-së në port lë të papunë të paktën 300 punonjës", shprehen protestuesit. Ata kërkojnë të zbatohet ligji i konkurrencës dhe të mos monopolizohen shërbimet në port.

/Shekulli Online/