Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Në bord edhe i Presidentit të një rajoni
RUSI - Ka qenë gabimi i pilotit, që ka shkaktuar aksidentin ajror në Kazan të Rusisë. Sipas kutisë së zezë të këtij avioni, thuhet se ka qenë një manovër e gabuar në kabinën e pilotimit, ku piloti kanë tentuar tre herë rradhazi në ulje të avionit, i cili më pas ka rënë duke u përplasur në pistë.

Sipas asaj që lexohet në një raport, motori i avionit dhe disa sisteme të tjerë, funksiononin korrektësisht, gjatë tentativës së parë të kontaktit me pistën. Gjatë tentativës së dytë motori ka pasur një fuqi maksimale, duke shkaktuar edhe humbje të shpejtësisë. 
Në 700 metra lartësi, ekuipazhi ka tentuar të rimarrë shpejtësi, duke e ulur avionin në pikiatë, por 'Boeing 737' është përplasur në pistë duke rënë vertikalisht me 450 kilometra në orë.

Mendohet se e gjithë manovra ka zgjatur jo më shumë se një minutë. Avioni i kompanisë ruse “Tatarstan Airline”, u rrëzua në Kazan, kryeqendrën e Tartastani-t në Rusi dhe ishte një avion i cili kishte 23 vite që përdorej, fillimisht nga kompani të tjera, për t`u blerë më pas nga në 2008-tën, nga Tatarstan Airlines.

Në vitin 2000, avioni ishte dëmtuar në një aksident gjatë uljes së tij në Brazil, por pa patur viktima. Kompania ndërkohë këmbëngul se Boeing ishte në kushte të mira dhe se pilotët e tij ishin me shumë eksperiencë në punë. Në bord e tij gjendeshin 44 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, të cilët pas përplasjes kanë humbur jetën të gjithë.



(v.gj/shqiptarja.com)