Shkak kryesor është ardhja e emigrantëve por edhe pushimet e qytetarëve, çka ju jep më shumë kohë të shkojnë pranë zyrave të aplikimit.

Aplikimet kryhen normalisht në të gjitha zonat ndërkohë që orari zyrtari është 8:00 deri në orën 16:30. Por me dyndjen e emigrantëve gjatë muajve të verës, nuk përjashton mundësinë e shtimit të radhëve për aplikime veçanërisht për pasaporta biometrike.

Aq më tepër që në vjeshtë pritet të liberalizohen edhe vizat, çka mund të udhëtohet vetëm duke përdorur pasaporta biometrike.