ujesjellesiÇmimet e lëngjeve dhe ujit mineral të paketuar kanë pësuar një rritje të pazakontë gjysmën e dytë këtij viti. Pas rënies sistematike dy vitet e fundi, çmimet e pijeve të buta dhe ujit janë shtrenjtuar.


Sipas të dhënave të INSTAT çmimet e produkteve në fjalë u rritën me 2.7 % në shtator nga një rënie më shumë se 2 për qind vitin e kaluar.


Nga vëzhgimet e mëparshme të Monitor është vënë re rritje e çmimeve me më shumë se 10 lekë në paketimet e ujit dhe të lëngjeve në pikat e shitjes me pakicë.


Tregtarët kanë pohuar se çmimet janë rritur nga grosistët gjatë muajve të verës.


Ndodh që konsumi i këtyre artikujve të rritet në muajt e verës nga shtimi i kërkesës, po këtë vit tregtaret kanë pohuar se shtrenjtimi ka qenë më i lartë, ka përfshirë shumë artikuj dhe është shtrirë edhe përtej sezonit turistik.


Rritja e çmimeve ka nisur të gjallërohet në muajin shtator, pavarësisht se nuk po nxitet nga konsumi i cili vijon të jetë në anemik.


Tregjet kanë reaguar ndaj aksionit antiinfomalitet duke e faturuar formalizimin dhe gjobat në çmime.


Formalizmi ka diktuar çmime më të larta për disa njësi shërbimesh dhe mallrash që nuk kishin paguar detyrimet tatimore më parë.