Adoleshentet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjithmonë e më shumë kontakte seksuale me femra. Në këtë përfundim arrin një kërkim i realizuar nga Qendra Amerikane për Rritjen e Familjeve. Ndërkohë që lidhjet seksuale mes adoleshenteve janë rritur, numri i shtatzënive ka rënë, thuhet në kërkim.


Të dhënat tregojnë se 11 përqind e 17 vjeçareve thonë se kanë kontakte seksuale me të tjera vajza, ndërkohë që në vitin 2002 ishin vetëm 5 përqind e vajzave që pranonin diçka të tillë.


Ndërkohë në rënie është numri i vajzave që bëjnë marrëdhënie heteroseksuale. Vetëm 46 përqind në krahasim me 62 përqind në vitin 2002.