Është rritur niveli i varfërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 


Agjencia e lajmeve AFP bën me dije se niveli i varfërisë ka shkuar në masën 15.1 %.

 


Sipas ekspertëve amerikanë të ekonomisë ky është niveli më i lartë i varfërisë prej vitit 1993.

 


Mediat amerikane raportojnë se rreth 46.2 milionë amerikanë jetojnë në varfëri dhe ky është numri më i lartë i këtij niveli që prej vitit të largët 1959, vit në të cilin niveli i varfërisë ishte vetëm 7.3 %.