Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese në Bangladesh vijon të rritet, ndërsa ekipet e kërkimit gjetën trupa të tjerë në rrënojat e mbetura.


Zyrtarët e Bangladeshit thanë të dielën se 22 trupa të tjerë u gjetën në rrënojat e një ndërtese tetë-katëshe në të cilën gjendeshin fabrika veshjeje në Sarvar, në afërsi të kryeqytetit Daka. Kjo e çon numrin e të vdekurve në të paktën 572.


Ndërkohë shumë njerëz figurojnë ende të zhdukur ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet.


Më shumë se 2 mijë e 400 njerëz u plagosën në aksidentin e 24 prillit, i cili e ka vënë qeverinë nën presion për të përmbushur standardet ndërkombëtare të punës në industrinë e veshjeve.