Trendi i mos deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publik ka shënuar rritje në vitin e fundit. Në një raport të organizatës Çohu me temën “Procesi i deklarimit të pasurisë, kontrolli dhe vërtetësia e të dhënave”, theksohet se ende vazhdojnë të mungojë mekanizmat të cilët verifikojnë vërtetësinë e të dhënave të deklaruesve të pasurisë.




Sipas raportit të organizatës Çohu, në vitin 2013 kanë qenë 35 mos deklarues në afatin e rregullt, në vitin 2014 kanë qenë vetëm 2 mos deklarues dhe tash në vitin 2015 ka arrit shifrat në 71 mos deklarues.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Përfaqësuesi i organizatës ÇOHU, Arton Demhasaj, tha se që nga fillimi i procesit të deklarimit të pasurisë në vitin 2004, e deri më tani këtë proces e kanë përcjellë mangësi të mëdha, edhe sa i përket deklarimit, por edhe sa i përket kontrollit të të dhënave që deklarohen.




Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu theksoi se raporti i organizatës Çohu, përshkruan gjendjen reale, transmeton Indeksonline.




Ndërsa, koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik nga Prokuroria e Shtetit, Shqipdon Fazliu ka kritikuar shoqërinë civile të cilët po kërkojnë dënim me burg efektiv për mosdeklarimin e pasurisë, edhe në qoftë se është një asambleistë që ka pagën 100 euro.




Edhe gjyqtari i Gjykatës Supreme Avdi Dinaj tha se vendimet e gjykatave janë të pakomentueshme, madje edhe nga vet gjyqtari i lëndës. Sipas tij, grupi më i lehtë i veprave penale është tek mos deklarimi i pasurisë. Dinaj tha se nuk duhet të bëhet presion nga shoqëria civile për shqiptimin e dënimit. /Indeksonline/