Nga Oralda Lahe


Ne jemi aty dhe nëse nuk komunikojmë në chat apo bisedojmë me atë që dëshirojmë. Në inbox bisedat janë të shpeshta me dikë që e njohim virtualisht gjithashtu dhe personalisht. Ne jemi aty gjendemi kudo postojmë foto duke vjedhur çaste nga jeta, koha moderne. Sa të përzgjedhura janë mendimet në këtë dukje?!


Sa realë jemi nuk duhet të ekzistojmë?! Kukulla, manekinë të harruar të komunikimit. Leximi i librave është avangardë e dalë mode nuk jemi si dikur. Më kujtohet dhe pse ka kaluar shumë kohë se Xha Gorioi, personazhi i Hygoit mes të tjerash në dashurinë e tij për të bijat do të donte të ishin si dikur. Këtë gjë e mendon një prind kur interesi sa vetë jeta janë fëmijët e tij, e ardhmja. Ky asosacion lidhet me atë që ne jetojmë zbrazëtinë e të jetuarit.


Jemi të prekur virtualisht nga mënyra si zgjedhim të kalojmë orët tona. Nga informacionet e ndryshme mes tyre dhe artikujve në katër vjet numri i përdoruesve të internetit në Shqipëri është rritur më shumë se 400 përqind. Pjesa më e madhe për përdorimin e internetit dhe aksesi lidhet në të shumtën e rasteve me telefonat celularë.


 Çfarë e shtyn individin të qëndrojë gjatë në rrjetet e shumta sociale facebook, instagram dhe shumë të tjerë më pak të njohur tek ne në Shqipëri?! Mënyra si jetojmë rëndësia e saj në të shumtën e rasteve dhe jeta jo aktive. Modernia është ajo që kërkojmë ndoshta mund të jetë një zgjedhje për të bukurën. Meqë kjo e fundit është një koncept tërësisht relativ dhe aspak absolut.


 Vetmia a është kjo përgjigjja që mund ti shkojë përshtat rrjeteve sociale?!


Sa mendon njeriu i ditëve të sotme në mënyrë kritike?! Sa i beson emocioneve që fiton gjatë ditës dhe jetës së tij?! Tashmë ne dhe mendimet, sjelljen nuk e kemi më origjinale por komplekse. Publikimet e ndryshme në rrjetet sociale, postimi i fotove, të dukemi më bukur fizikisht qoftë duke përdorur dhe filtra. Jemi ne kudo, të gjendur, në çdo moment që duam ta ndajmë me miqtë tanë virtualë dhe realë. Çfarë fshihet në mendimet tona?! Mungesa e fjalëve, shpjegimeve, stili i jetës diçka nuk shkon me ne. Jemi së bashku me rrjetet sociale në vorbullën e tyre që i përngjan një uragani. Fenomen i dukshëm i cili na përfshin të gjithëve me virusin e tij duhet të na bëjë të reflektojmë. Ne jemi aty duke rrëmbyer kohën e kohës të pazgjidhur nga varësia e rrjeteve sociale.