Rruga Shkodër-Hani i Hotit do të përfundojë brenda muajit nëntor. Kështu ka premtuar ministri i Transportit, Sokol Olldashi, i cili ka inspektuar punimet ne aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit si dhe ka zhvilluar një takim pune me të gjithë faktorët që kanë të bëjnë me këtë investim. 
Ministri Olldashi në takim ishte i shoqëruar me përfaqësuesit e kompanive zbatuese të projekteve si dhe drejtuesit e institucioneve që kanë të bëjnë me investimet në sistemin inxhinerik.