Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto inspektoi punimet e “by passit’ të Urës Vajgurore, aksit rrugor Berat-Lushnje.



Këto rrugë janë në një gjendje shumë të keqe dhe së fundmi po punohet për zgjerimin dhe shtrimin e tyre. “Vëmendja jonë është që kjo rrugë të bëhet me standardin më të lartë inxhinierik, strukturor të rrugës, por edhe me elementët e tjera të sinjalistikës rrugore, pasi ky është një detyrim por edhe për faktin që kjo është një zonë me aktivitet ekonomik dhe qarkullim të lartë dhe domosdoshmërisht elementët duhet të jenë në siguri”, deklaroi ministrin Haxhinasto. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërhyrja në Bashkinë e Urës Vajgurore me ‘By Pass’-in e saj dhe të gjitha përfitimet e tjera që të ketë kjo bashki përsa i përket sheshit, qendrës së qytetit dhe rrugëve lidhëse me të. I pyetur në lidhje me akset rrugore Berat–Lushnje, Berat-Fier dhe Berat-Skrapar, përmirësimin e tyre për zhvillimin e turizimit ministri u shpreh janë projekte në fazën e financimit. / Top Channel