Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes do te monitoroje nga afer punen e bere nga kompania "Essegei" lidhur me marrjen me koncesion te 25 HEC-eve vendore. Ky fakt u be i ditur dje nga ministri Genc Ruli, i cili theksoi se, ne fund te ketij procesi monitorimi, METE-ja do te vendose dhe per ecurine e koncesionit. Pritet qe ky kontroll te zgjas deri ne fund te muajit dhjetor dhe vetem atehere do te mund te flitet per masat konkrete qe mund te merren per kete kompani. Kompania italiane "Essegei" ka marre 25 HEC-e vendore me koncesion ne vitin 2001, te cilet jane ne zona te ndryshme te vendit. Nje prej tyre eshte dhe HEC-i Smokthines, i cili furnizon me energji elektrike zonen e bregut te Vlores.