Sulmuesi i Mancesterit, Uejni Runi, eshte i bindur se skuadra e tij do te arrije te shkeputet nga Arsenali gjate periudhes se festave. "Eshte ceshtje ditesh", - tha ai per mediat angleze. "Diferenca jone eshte e vogel dhe ne te ardhmen ne do te jemi siper tyre". Ne ndeshjet e fundit si Mancesteri, ashtu dhe Arsenali munden me te njejtin rezultat (2-1) kundershtaret e tyre, respektivisht Evertonin dhe Totenhemin. Te shtunen, Mancesteri do te luaje kunder Uest Hemin ne transferte, ndersa Arsenali do te perballet me Evertonin ne transferte.