Rëndohet bilanci i viktimave të aksidentit  në lumin Vollga. Janë shpëtuar vetëm 80 nga 196 personat në bordin e anijes që u përmbys në Tatarstan. Afro 110 vete u mbytën së bashku me anijen pa mundur të dilnin prej saj, bënë të ditur forcat e mbrojtjes civile të cituara nga Interfax.





Mes viktimave janë dhe 30 fëmijë. Ndërsa hetimet vazhdojnë autoritetet
thonë se moti i vështirë dhe një defekt në motorin e majtë të anijes
janë për momentin pistat kryesore përsa i përket shkakut të aksidentit
fatal. Debate ka shkaktuar dhe mbushja përtej kapacitetit.



Anija  mund të mbante 120 persona ndërsa në bord ishin 196 vetë. Të
mbijetuarit  u shpëtuan nga një tjetër anije që po udhëtonte në të
njëjtën zonë. Dëshmitë e para janë rrëngjethëse pasi tregojnë se dy
anije të tjera injoruan thirrjet për ndihmë duke lënë me dhjetëra
pasagjerë në mëshirë të fatit.



Anija 54- vjeçare me emrin "Bulgaria" u përmbys në Sjukejevo rreth 80
kilometra larg  Kazanit, kryeqytetit të republikës Tatarstan. Thellësia e
Vollgës në atë zonë arrin deri në 20 metra.