RUSI- Policia në Rusi ka arrestuar 550 persona pas protestave kundër rizgjedhjes së Vladimir Putin president. Mes të ndaluarve është edhe organizatori i protestave Alexei Navalny. Policia ka ndaluar protestusit në qendër të Shën Peterburgut, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar qeverisë ruse që të kryejë një “hetim të pavarur dhe të besueshëm të të gjitha shkeljeve të raportuara zgjedhore” në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit, në të cilat Vlladimir Putin korri fitore prej 64 për qind.
(el.me/news24/BalkanWeb)