diko1Një 47-vjeçar nga Shqipëria u dënua me 99 vjet burg nga një gjykatë amerikane, sepse para katër vitesh kishte masakruar gruan e tij, duke e qëlluar plot 39 herë me kaçavidë, pas një sherri mes tyre. Mediat amerikane raportonin dje, se nga seancat gjyqësore, i akuzuari Petrit Diko i kishte thënë trupit gjykues se gruaja e tij, 44-vjeçarja Mimoza Diko, i kishte thënë atij se ishte budalla dhe dy djemtë e tij në të vërtetë ishin dy vëllezërit e tij. Vendimi u dha pardje, pas tre orësh diskutimi nga një juri me gjykatës Brody Shanklin, në Qarkun Denton. Petrit Diko mbahej në burg që më 7 dhjetor 2011, kur i tha policisë se vrau gruan e tij, Mimozën, në banesën e tyre në bllokun 600, në Londonderry Lane.


7 shkurt 2015 (gazeta-Shqip.com)


 


Ky shkrim SHBA, 99 vjet burg shqiptarit, qëlloi të shoqen 39 herë me kaçavidë u publikua me pare te Gazeta SHQIP.