Majk Mullen, numri një i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane bëri dje me dije se, falë informacioneve, shteti i tij është i bindur se Irani zotëron aq material nuklear sa i duhet për të prodhuar një bombë atomike. Pavarësisht fjalëve për një përmirësim të mundshëm të raporteve mes Iranit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, problemi i programit nuklear iranian mbetet ende debat tepër i nxehtë. Gjatë një interviste, Mullen vërejti: "jemi të sigurt se e zotërojnë sasinë e duhur".