Timoti Geitner do të vijojë që të qëndrojë në krye të Departamentit të Thesarit në SHBA. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Geitner.

 


Para disa kohësh vetë zyrtari i lartë ekonomik kishte pohuar dëshirën e tij për largimin nga detyra.

 


Largimi i Geitner pritet të kryhej vetëm pas firmosjes së ligjit për rritjen e nivelit të borxhit nga kongresi amerikan.

 


Por sipas mediave amerikane ka qenë vetë presidenti amerikan Barak Obama i cili i ka kërkuar Geitnerit të mos japë dorëheqjen.