Te gjithe aplikantet per viza jo-emigrimi ne SHBA duhet te depozitojne prane Ambasades nje liste te gjate dokumentesh te nevojshme duke filluar qe nga formulari i aplikimit e deri tek dokumentet shtese. Dokumenti i pare qe kerkohet per vizat jo-emigruese eshte formulari i aplikimit DS-160 i plotesuar elektronikisht per te gjithe aplikantet pavaresisht nga mosha. Nese ju nuk do te paraqisni faqen e konfirmimit te formularit DS-160 me kodin perkates takimi juaj do tju shtyhet per daten tjeter te mundshme. Dokumenti i dyte eshte pasaporta. Kerkohet nje pasaporte e vlefshme te pakten 6 muaj mbas hyrjes se planifikuar ne Shtetet e Bashkuara. Nese ju keni marre Leternjoftimin ose Karten e Identitetit duhet ta perfshini numrin e saj ne fushen numer 14 te formularin DS-156. Gjithashtu kerkohet qe te paraqisni cdo pasaporte te meparshme qe ju eshte leshuar dhe qe i keni ende ne posedimin tuaj. Nese ju keni nje pasaporte te re dhe pasaporta juaj e meparshme nuk ka skaduar ende ju duhet ta anuloni ate fizikisht prane autoriteteve te policise lokale. Dokumenti i trete eshte fotografia. Nevojitet nje fotografi te koheve te fundit jo me shume se 6 muaj e vjeter.

Pagesa e aplikimit

Pagesa e aplikimit 140 dollare ose e barasvlershme ne leke sipas kursit te shkembimit te Ambasades Amerikane ne Tirane behet ne banken Intesa Sanpaolo eshte dokumenti i trete qe nevojitet per vizat jo-emigruese. Kete pagese duhet ta kryeje cdo kush qe aplikon per nje vize te tille pavaresisht nga mosha. Pagesa e aplikimit nuk eshte e kthyeshme. Nese viza do tju leshohet do te kete nje pagese shtese ne baze reciprociteti nese eshte e aplikueshme. Per te pare nese pagesa shtese duhet kryer ju duhet te konsultoni Tabelat Reciproke te Vizave per te zbuluar nese ju duhet te paguani pagesen shtese ne baze reciprociteti. Nese ka pagese per leshimin e vizes ajo eshte a barabarte afersisht me pagesen qe u ngarkohet qytetareve Amerikane kur ata udhetojne ne shtetet e tjera.

Deshmite

Me tej ne listen e dokumenteve qe kerkohen jane perfshire edhe deshmite. Aplikantet per viza vizitori duhet te tregojne qe ata kualifikohen sipas parashikimeve ligjore te Aktit te Emigracionit dhe Kombesise. Aplikantet duhet te demonstrojne qe ata jane te klasifikuar si vizitore sipas ligjit Amerikan. Ligji Amerikan i Emigracionit parashikon qe cdo aplikant ka per qellim te emigroje ne SHBA. Prandaj aplikantet duhet ta tejkalojne kete parashikim dhe te demonstrojne qe jane te klasifikuar si vizitore sipas parashikimeve te ligjit amerikan duke treguar se qellimi i udhetimit tuaj eshte per te hyre ne Shtetet e Bashkuara per biznes dhe kenaqesi ata planifikojne te qendrojne per nje periudhe specifike te limituar kane deshmite fondesh per te mbuluar shpenzimet ne Shtetet e Bashkuara kane deshmi detyruese lidhjesh ekonomike dhe sociale jashte SHBA dhe ata kane nje rezidence jashte Shteteve te Bashkuara si dhe lidhje detyruese qe do te sigurojne kthimin ne vendin e tyre ne fund te vizites. Se fundi kerkohen edhe disa dokumente shtese per vizitoret per trajtim mjekesor B1/B2 studentet dhe shkembyesit F M J punonjesit e perkohshem H L O P Q punonjesit e perkohshem fetare R media e huaj I investitoret me baze traktati E2.

Per vizat qe aprovohen

Nese aplikimi juaj aprovohet seksionit konsullor do ti duhet te pakten dy ose tre dite pune per te perfunduar procesin dhe stampimin e vizes. Per te gjithe aplikantet qe banojne ne Shqiperi pasaporta juaj do te kthehet me ane te sherbimit privat Albanian Courier. Zyrtaret e Albanian Courier do tiu kontaktojne sapo te marrin pasaporten nga zyra konsullore. Kundrejt ketij sherbimi ka nje tarife dhe pagesa behet ne momentin e marrjes se pasaportes. Aplikantet qe jetojne jashte Shqiperise duhet te keshillohen qe sherbim brenda dites nuk eshte i disponueshem. Aplikantet duhet te pergatiten te lene pasaporten e tyre ne Ambasaden Amerikane ne Tirane edhe per diten tjeter per te perfunduar procesin e vizes. Ambasada Amerikane ne Tirane nuk garanton se sa do te zgjase ky proces.

Per aplikimet qe refuzohen

Nese aplikimi juaj i vizes mohohet/refuzohet pasaporta juaj do te kthehet ne perfundim te intervistes se bashku me nje leter qe shpjegon se ne cilen pjese te ligjit Amerikan ju nuk kualifikoheni. Ju duhet te keshillohuni nese Ambasada Amerikane ne Tirane ka organike folese ne gjuhen Angleze dhe ne ate Shqipe per te ndihmuar aplikantet e vizave.





Dokumentacioni shtese per trajtim mjekesor



Ne shtese te dokumentacionit te kerkuar si me siper dokumentacioni i meposhtem kerkohet gjithashtu per personat qe kerkojne trajtim mjekesor ne Shtetet e Bashkuara

1. Nje diagnoze mjekesore nga mjeke vendas qe shpjegon natyren e semundjes si dhe arsyen perse personi kerkon trajtim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes

2. Nje leter nga nje mjek ose njesi spitalore ne SHBA ku shprehet deshira per te trajtuar kete semundje te vecante si dhe detajet e kohezgjatjes se planifikuar si dhe cmimi i trajtimit ku te perfshihen faturat e doktorit faturat e spitalit si dhe cdo gje qe lidhet me shpenzimet mjekesore

3. Nje deklarate per mbulimin financiar nga individi ose organizata qe do te paguaje per transportin e pacientit shpenzimet mjekesore dhe te jeteses. Individi qe garanton pagesen e ketyre shpenzimeve duhet te paraqese prova qe e ka mundesine per ta permbushur ate shpeshhere ne formen e vertetimit nga banka ose vertetime te tjera per te ardhurat/kursimet ose kopje te deshmise se taksave te te ardhurave. Ne disa raste mund te jete e domosdoshme qe keto shpenzime te paguhen paraprakisht sherbimit ne Shtetet e Bashkuara

4. Personat qe udhetojne ne Shtetet e Bashkuara per trajtim mjekesor duhet te kene nje deklarate nga nje doktor ose institucion persa i perket trajtimit mjekesor te propozuar.



Paraqitja e ketij dokumentacioni shtese nuk garanton qe nje aplikant do te gjendet i kualifikueshem per te marre nje vize. Gjithsesi nje aplikim mjekesor nuk mund te vleresohet pa kete informacion.





Kerkesat e Fotografise



Formati i fotografise qe kerkohet kur aplikon per vize jo-emigrimi ka ndryshuar. Ky format eshte i njejte me ate qe kerkohet kur procesohet nje pasaporte Amerikane.Per vizat jo-emigruese aplikantet duhet te dorezojne formularin e aplikimit per vize jo-emigrimi DS-160 me formatin e ri te fotografise ashtu si shpjegohet me poshte.

Pergjithesisht

Fotografia per secilin aplikant te vizes duhet te jete me fytyre te plote ashtu si shpjegohet me poshte Fotografia duhet te jete e shkrepur brenda 6 muajve te fundit Nje 1 fotografi duhet te dorezohet e kapur ose e ngjitur ne vendin e caktuar te formularit DS-156.

Permasat e Fotografise

Fotografia per secilin aplikant te vizes duhet te kete keto permasa 5 cm me 5 cm pra 50 mm katror dhe koka duhet te jete ne qender te kornizes se fotografise Koka e matur nga floket lart deri ne fund te mjekres poshte duhet te jete rreth 2.5 cm me 3.5 cm dhe niveli i syrit rreth 2.8 cm dhe 3.5 cm nga i matur fundi i fotografise

Paraqitja e Fotografise

Fotografia duhet te jete e koheve te fundit dhe jo me e vjeter se gjashte muaj Fotografia duhet te kete pamje te plote te fytyres ne te cilien aplikanti shikon drejt e ne aparat.Aplikanti nuk duhet te shikoje poshte dhe as anesore dhe fytyra duhet te mbuloje rreth 50 perqind te siperfaqes se fotografise Pamje anesore ose kendore NUK pranohen Fotografia duhet te jete me ngjyra dhe duhet te jete me sfond te bardhe pa shkelqim. Fotografi te erreta flu ose me sfond tjeter NUK do te pranohen Ne pergjithesi koka e aplikantit duke perfshire fytyren dhe floket duhet te tregohet nga maja e kokes deri ne fund te mjekres. Preferohet qe veshet te jene te ekspozuar

Mbulime te kokes dhe kapelet pranohen vetem ne raste te besimit fetar por edhe ne keto raste nuk duhet te mbuloje asnje shqise te fytyres se aplikantit Syzet e diellit apo cfare do lloj veshje tjeter qe mbulon nje pjese te madhe te fytyres NUK pranohen vetem ne rast kur kerkohet ashtu ose per arsye mjeksore psh nje fasho syri Nje fotografi qe pershkruan nje person me maske tradicionale ne fytyre ose vello qe nuk lejon identifikim te pershtatshem te fytyres NUK eshte e pranueshme Fotografi te personelit ushtarak marinar forcave ajrore apo te cfaredo sherbimi qe u duhet te mbajne kapele NUK pranohen. Fotografi te aplikanteve qe mbajne veshje farefisnore kostumi kombetar apo cfaredo lloj veshje jo specifikisht fetare ne natyre NUK pranohen.

Fotografite Dixhitale

Fotografite qe riprodhohen elektronikisht duhen riprodhuar pa e ulur cilesine e tyre. Fotografi te fotokopjuara NUK pranohen.









4 Dhjetor 2010