NJU JORK - Nje disenjator amerikan eshte duke punuar ne konstruktimin e nje super-veture, e gjitha prej druri. Joe Harmon, 27 vjec, e ka filluar kete projekt me disa studente te tjere nga Universiteti Shteteror i Karolines, per t’u bindur nese nje gje e tille eshte e mundshme. Konstruktimi i vetures se tyre, te quajtur Splinter, pritet te perfundoje nga fundi i ketij viti, ndersa eshte vleresuar se ajo do te mund te arrinte shpejtesine prej 240 milje ne ore.
“Druri eshte nje material vertet mahnites per perpunim. Ka qendrueshmeri me te madhe ndaj peshes sesa alumini ose druri, ndersa me llojllojshmerine e tij ofron mundesine per zbatimin e teknikave te ndryshme te konstruktimit”, ka thene Harmon. "Pamja, ndjenja, dhe aroma e materialit natyral, sic eshte druri, nuk mund te gjenden kund tjeter dhe nuk mund te imitohen – ndersa mbresa e te punuarit te dickaje nga druri eshte e papershkrueshme”, ka thene ai. "Njerezit zakonisht mendojne se druri digjet ose thyhet e plasaritet, per shkak se nuk duan ta shohin ate sikur cdo material tjeter qe ka perparesite dhe te metat e veta”, ka shtuar ai. Megjithate, Harmon dyshon nese puna e tij prej pionieri do te mund te perfshihej ne sferen komerciale.
“Nuk mbaj shpresa qe njerezit do te donin nje veture te tille, mirepo nuk do te befasohesha edhe nese shume shpejt ne rruge do te shihja vetura prej druri”, eshte shprehur ai. “Numri i punetoreve te perfshire ne ndertimin e nje makine te tille eshte shume i larte, ndersa nuk jam i sigurt nese njerezit do te mund te mposhtnin friken ndonjehere e te ulen ne nje veture te tille, per shkaqe sigurie”.