SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se kanë mbyllur përkohësisht ambasadën në kryeqytetin e Librisë, në Tripoli, për arsye sigurie. Stafin e ambasadës amerikane në Libi e kanë çuar në Tunizi për shkak të dhunës së vazhdueshme të ushtruar nga militantët e Libisë.

Departamenti amerikan i shtetit i ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të mos shkojnë në Libi. 

Një situatë e tillë vjen pas përplasjeve të forta mes grupeve rivale të militantëve dhe përleshjeve të fundit në aeroportin e Tripolit. Në Libi mbizotëron paqëndrueshmëria që prej kryengritjes së vitit 2011 dhe shumë zona në vend kontrollohen nga militantët.

(a.n/BalkanWeb)